Diagnostifikohet lëndimi i Messit

Barcelona po përballej me një ankth deri në përcaktimin e ashpërsisë së lëndimit të Lionel Messit, i cili u detyrua të dilte jashtë loje në fund të gjysmës së parë të ndeshjes me Atletico Madrid, që u mbyll në barazim 1-1. Goli i i parë me Blaugranat, realizuar nga Neymar, barazoi golin hapës të ndeshjes, me autor David Villan, duke e lënë të hapur për në kthim, në "Camp Nou", fatin e fituesit të Superkupës së Spanjës.
"Messi është zëvendësuar si një masë paraprake, pas disa sikleteve në pjesën e pasme të kofshës së majtë", lexohej në një tweet zyrtare të klubit.
Argjentinasi u është nënshtruar provave të mëtejshme të enjten, të cilat kanë zbuluar shkallën e plotë të problemit të tij, me tifozët që pa dyshim kanë shpresuar që ai të mos kishte pësuar të njëjtin problem që e mbajti jashtë fushave deri në fund të sezonit të kaluar.
Sa u përket analizave të kryera të enjten, testet kanë ka zbuluar ekzistencën e një hematome intramuskulare në "femoris biceps postcontusional" të kofshës së majtë. Evolucioni i rikuperimit të këtij problemi do të përcaktojë edhe disponueshmërinë e sulmuesit argjentinas për ndeshjen e së dielës, kundër Malagës në "Rosaleda". Ai ndjeu dhimbje 10 minuta para mbarimit të pjesës së parë të ndeshjes së Superkupës me Atletiko Madridin (1-1) dhe u zëvendësua.
Messi pësoi një dëmtim në këmbë gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të hampions League përballë PSG. Ai pastaj u shfaq si zëvendësues në ndeshjen e kthimit, duke e frymëzuar Barcelonën drejt fitores dhe kualifikimit të mundimshëm, por 26-vjeçari u rëndua në atë rast dhe e përkeqësoi lëndim më tej. Për pasojë qëndroi jashtë tri ndeshjeve përfundimtare të sezonit të shkuar në La Liga, që u kurorëzua nga katalanasit me fitimin e titullit. /indeksonline/