E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zulu do të shkruhem.

Nga Gjon Ndreja

Ta dijë Shqypnija/ Pra,e sheklli mbarë/Se ma mas sodit/ Unë sjam shyptar/Mthirrni si t doni/ U tham: Urdhno/Zulu ma njitni/Shqyptar,por, jo. Këto janë disa nga vargjet e poetit tonë kombëtar Gjergj Fishta në poezinë e tij Metamorphosis në vëllimin Mrizi i Zanave. Janë çaste dëshpërimi të poetit  dhe shprehje e revoltës së tij ndaj qeverisë dhe klasës politike të kohës për servilizmin e treguar ndaj të huajve dhe shitjen e interesave kombëtare. Mbi njëqind vjet kanë kaluar kur e botoj i madhi Fishta këtë poezi  por ajo tingëllon krejt aktuale në realitetin politik e shoqëror të vendit tonë. Më erdhën ndërmend këto vargje teksa po mendoja  rreth faktit se Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar ligjin për censusin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave  sipas të cilit qytetarët  e Shqipërisë detyrohen të deklarojnë besimin dhe kombësinë  dhe tashmë ky proces duhet te ketë filluar.

Ne dhe Europa

Në  vendet e BE nuk bëhet vetëdeklarim i kombësisë, apo i besimit fetar, pasi regjistrimi i popullsisë bëhet në bazë të shtetësisë dhe jo kombësisë. Edhe në rekomandimet e Kombeve të Bashkuara drejtuar qeverive të vendeve, ku gjatë këtij viti do të zhvillohen regjistrimet e përgjithshme të popullsisë, vetëdeklarimi i kombësisë dhe i fesë nuk është një çështje thelbësore, por individuale. Europa  e ka zhdukur prej kohesh nga regjistrimet civile konceptin e kombësisë duke e njehsuar atë me shtetësinë. Për më tepër vetëdeklarimi i kombësisë bie ndesh edhe me Kushtetutën e Shqipërisë. Shqipëria ka një Kushtetutë të standardeve europiane, e cila përcakton qartë që gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë janë në radhë të parë qytetarë me të drejta të barabarta, pavarësisht nga kombësia, besimi fetar, gjinia etj etj. Gjithsesi në kontekstin global dhe europian Shqipëria paraqet tipare specifike, qe lidhen me situatën ekonomike. Varfëria dhe niveli më i ulët i jetesës në raport me vendet fqinjë janë motive, që mund të nxisin një pjesë të qytetarëve të përdorin ndryshimin e kombësisë si një mjet për përfitime ekonomike. Kjo pasi niveli ekonomik në Shqipëri mbetet ende më i ulët se në vendet të tilla fqinje si Greqia, anëtare e BE, Mali i Zi, apo Serbia. Kësisoj ekziston rreziku i shtimit fiktiv, artificial të numrit të pakicave etnike në Shqipëri me individë, që nuk i përkasin realisht këtyre pakicave gjë e cila do te sillte dhe diktonte edhe zhvillime të reja politike e shoqërore. Qeveria ka paralajmëruar se sipas ligjit do të dënohen të gjithë ata që nuk deklarojnë saktësisht kombësinë ndërkohë që nuk ka asnjë instrument për të realizuar këtë sanksion. Gjykata Kushtetuese e vendit ka shpallur sis antikushtetuese detyrimin e qytetarëve për të deklaruar kombësinë dhe fenë ndërsa zyrtarucët e qeverisë thonë se kjo nuk ndikon në procesin e censusit por është i vlefshëm vetëm për regjistrimin e gjendjes civile. Ligji ja ka lënë në dorë INSTAT për të përcaktuar formularët e deklarimit dhe ky institucion në mënyrë djallëzore për tju shmangur zbatimit të vendimit të gjykatës kushtetuese ka përcaktuar si të detyrueshme deklarimin e gjuhës amtare duke e lënë opsionale deklarimin e grupit etnik. Por nuk është vështirë të  kuptohet se duke regjistruar gjuhën amtare, automatikisht është regjistruar kombësia. Unë druaj se përveç Këshillit të Europes që ka financuar këtë projekt për qëllime të dobishme dhe në interes të vendit tonë ,zbatuesit e tij kanë marrë financime edhe nga qarqe shoviniste.

Unë  do shkruhem Zulu

Kur në derën time do të trokasin misionarët e censusit,  unë kam vendosur  tju komunikoj atyre  se do të shkruhem Zulu. Jo vetëm për ato që ka thënë Fishta  por se në të vërtetë nuk kam si të shkruhem ndryshe. Mendova njëherë të shkruhem amerikan por njerëzit do të mendonin se e ka bërë për servilizëm. Zulu është më mirë dhe ja sepse. Zulutë janë një popullsi që jetojnë në Afrikën e Jugut dhe janë grupi etnik më i madh e më i famshëm i këtij kontinenti, ata ndryshe thirren edhe si njerëzit e qiellit dhe jetojnë kryesisht në Zambia,Zimbabve dhe Mozambik. Prijësi më i përmendur    i këtij fisi ka qenë  Shaka i cili megjithëse ishte një fëmijë i paligjshëm  arriti të bëhej një ushtarak  shumë i zoti dhe kishte krijuar një ushtri të pamposhtur   që për vite me radhë i mbrojti territoret e fisit. Ai mbahet mend për ndryshimet drastike që solli në jetën e fiseve Zulu , përfshirë edhe heqjen e synetit të meshkujve. Po për  çfarë  mund të mbahen mendprijësit tanë ? Sigurisht ju e dini se ne vazhdojmë akoma të bëhemi synet dhe madje ta festojmë këtë si një ditë të shënuar. Dhe qeveria jonë jo vetëm që nuk e ka ndaluar këtë zakon primitiv por ajo më tej po i tredh shqiptarët,zyrtarët,institucionet,bizneset dhe kështu këta   hedhin vallen sipas muzikës s렠 qeverisë dhe prijësit.

Do të shkruhem Zulu sepse ministri i qeverisë tonë z.Pollo i ndodhur përballë gazetarëve ku pritej të jepte arsyet e qëndrimit të qeverisë për procesin e censusit, bëri as më shumë e as më pak thjesht agjitacion. Ai tha se e vlerësonte shumë patriotizmin e shqiptarëve dhe kishte besim se ata nuk kishin asnjë arsye për të ndërruar kombësinë.  Në asnjë rast z.Pollo nuk ju përgjigj asnjëherë drejtpërdrejt  pyetjeve të gazetarëve  edhe kur ato ishin të tilla, si në rastin e pensioneve që shpërndan shteti grek për disa shtetas shqiptarë në jug të vendit. Ai i rrëshqiste përgjigjeve duke sjellë shembuj nga Mali i Zi,Rumania,Antarktida etj që nuk kanë asnjë bazë krahasimi me vendin tonë.

Nuk kam se si shkruhem shqiptar pasi druaj se shpejt mund të ndodhem në minoritet. Qeveria jonë i shiti drejtpërdrejt hapësirat  detare të vendit tonë dhe askush nuk e mori përgjegjësinë për këtë dhe askujt nuk i hyri ferrë në këmbë madje disa u shpërblyen e u graduan. Kam frikë se shumë shpejt do të ndodhemi në minoritet po të shkruhem shqiptar për shkak se edhe në Mirditë ku është krahina më e pastër etnikisht, partia e zotit Dule ka influencë të madhe dhe ka fituar shumë vota !?. Unë gjithashtu druaj se   kërcënimet e minoritetit grek,bullgar,serb,vlleh,   po fitojnë dita ditës teren falë edhe qeveritarëve tanë modernë dhe nga ky census shqiptarët etnikë mund të rezultojnë minoritet.

E vendosa që të shkruhem Zulu sepse në këtë vend korrupsioni ka lulëzuar në të gjitha fushat dhe ai tashmë është kapilar. Jo vetëm zyrtarët e lartë të shtetit bëjnë korrupsion por edhe komshiu bashkëpronari në pallatin ku jetojmë sapo i vjen në dorë të drejtojë një punë të komunitetit bën korrupsion. Korrupsion bën edhe i afërmi ynë kur ndërhyn për të siguruar një favor, punësim apo diçka tjetër të ngjashme. Korrupsion bën farmacistja e spitalit me ilaçet e të sëmurëve me kancer,korrupsion bën mjeku që të viziton dhe të detyron që përveç shpërblimit që ti i jep, të marrësh barnat në farmacinë q렠 ai preferon, korrupsion bën ministri,kryeministri, presidenti, të gjithë bëjnë korrupsion.

Si mund të shkruhem shtetas i një vendi ku drejtësia ekziston vetëm në ëndrrat e njerëzve. A e keni parë vendimin e Gjykatës së Lartë të këtij vendi që kur shqyrtoji çështjen për korrupsion të zv.kryeministrit gjeti arsye të hedhë poshtë ekspertizën e kryer nga institucione prestigjioze ndërkombëtare dhe të caktojë ta ribëjnë atë ca njerëz pa identiteti profesional, shitësa ose barista, kamerierë apo mësues,  mjafton që ata të kenë besimin e palës së akuzuar.

Mendova të shkruhen Zulu për faktin se ky fis ka rregulla të forta për mbrojtjen e mjedisit dhe dënime të forta e të rënda për ata që e shkelin. Por qeveria jonë e ka kthyer Shqipërinë në vend grumbullimin e plehrave të Europës. A e patë se si kuvendarët tanë e miratuan ligjin për mbetjet pa marrë parasysh asnjë nga komentet e grupeve të interesit. Pesë herë më shumë janë kapacitetet përpunuese të mbetjeve të m

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›