Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Ilir Meta, ka marrë mesazhe urimi e bashkepunimi me rastin e emërimit në detyrën e tij re edhe nga Ministri i Jashtëm i Republikës Ish-J
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Ilir Meta, ka marrë mesazhe urimi e bashkepunimi me rastin e emërimit në detyrën e tij re edhe nga Ministri i Jashtëm i Republikës Ish-Jugosllave të Maqedonisë z. Slobodan Casule, si edhe ai i Bullgarisë Z. Solomon Passy.
Z. Casule ka shprehur besimin e palekundur se me bashkepunim e tyre të drejtëperdrejtë, ministrat e jashtëm të të dy vendeve do të japin një kontribut aktiv për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, në të gjitha fushat me interes të përbashkët për zhvillim, si edhe për stabilizimin e mëtejshëm të situatës në rajon.
Gjithashtu, dialog aktiv, bashkëpunim dhe partneritet ka siguruar edhe Ministri i Jashtëm Bullgar, zoti Solomon Passy, i cili ka shprehur bindjen se mes të dy vendeve do të ketë bashkëpunim të gjithanshëm për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon.