Zvarritjet e Gerdecit verifikim raporteve mjekesore

Prokuroria Shtyrjet pjese e strategjise se avokateve per te denigruar e humbur interesin per procesin
Reagojne familjaret e viktimave Avokatet duan qe ceshtja te harrohet nga njerezit
TIRAN- Procesi gjyqesor ndaj 28 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit perseri u shty per mungese te avokateve.
Kete radhe disa nga avokatet qe munguan kishin depozituar ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne kryeqytet raporte mjekesore si dokument justifikimi per mos paraqitjen e tyre ne seancen e 100 per nga numri. Nderkaq rezulton se seanca e djeshme gjyqesore ishte e 14 e shtyre per shkak te avokateve qe nga muaji tetor. Por perfaqesuesit e organit te akuzes keto mos paraqitje te avokateve i cilesuan si strategji per zvarritjen e procesit gjyqesor.
Seanca e djeshme ishte nder 14 seancat e fundit te shtyre per shkak te avokateve. Disa prej tyre kane paraqitur raporte mjekesore si justifikim per mos paraqitje. Por nga verifikimet e kryera rezulton se disa prej ketyre raporteve jane fiktive pasi avokatet jane pare neper dyer te Gjykates apo Prokurorise nderkohe nuk paraqiten ne gjyqin e Gerdecit.
Mbi bazen e ketyre mashtrimeve do te marrim masa dhe ne fillim te janarit do te nisim verifikimin e raporteve mjekesore te leshuar nga mjeke te ndryshem pasi dyshojme se jane thjesht fiktive dhe perdoren per zvarritje te procesit gjyqesor.
Kjo eshte nje strategji e mire e menduar nga ana e avokateve per te zvarritur gjykimin-tha per Shekullin njeri nga kater prokuroret e ceshtjes. Po te ketij mendimi jane edhe familjaret e viktimave te Gerdecit ku zonja Zamira Durda thuajse ne cdo seance gjyqesore nuk ka munguar duke u bere deshmitar i ketyre shtyrjeve.
Avokatet merren vesh mes tyre per te shtyre gjyqin. Kjo eshte nje strategji e tyre per te zvarritur sa me shume kete proces qe te harrohet dhe te dalin pa u lagur te pandehurit qe jane ne burg dhe ata qe gjykohen ne gjendje te lire-tha Durda per median vetem pak sekonda pasi kryesuesi i treshes gjykuese vendosi shtyrjen e procesit gjyqesor per me daten 7 janar 2011.
Nga ana tjeter sipas perllogaritjeve te seancave gjyqesore vetem per 12 muajt e ketij viti togat e zeza jane mbledhur ne 77 seanca gjyqesore. Sipas perllogaritjeve te shqyrtimit gjyqesor rezulton se nga 77 seancat gjyqesore 35 prej tyre jane shtyre per te thirrur deshmitaret e akuzes apo edhe per shkak te mbarimit te orarit zyrtar te punes se Gjykates.
Nderkaq nga 77 seancat e hapura per shqyrtim ne 29 raste eshte shtyre gjyqi per mungese te avokateve braktisjes se tyre nga salla e gjyqit mos paraqitjes se tyre me justifikime mjekesore apo edhe ne mungese te te pandehurve.
Ndersa vetem ne 10 raste shkak per shtyrje eshte bere vete gjykata e cila nuk ka arritur te formoje treshen gjykuese per mungese te ndonjeres nga anetaret femra te kesaj gjykate gjyqtares Shefkije Demiraj dhe Fatmira Hajdari. Nga te gjitha zvarritjet prokuroret vetem ne tre raste jane bere shkak per shtyrje duke kerkuar shtyrje per te pergatitur me shkrim pretendime te ndryshme dhe provat shkresore.
Gjate ketyre seancave gjyqesore jane shqyrtuar dhe administruar ne fashikullin e gjykimit nje sere provash materiale te ndryshme rreth 160 deshmi te deshmitareve te akuzes mes tyre familjare te viktimave ish-punetore te fabrikes se demontimit ne Gerdec te mitur gra ushtarake dhe zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes dhe biznesmene emrat e te cileve kane dale ne fazen e hetimit te dosjes Gerdeci.
Gerdeci 2010 avokatet kampione per shtyrjet e procesit
Gjate procesit gjyqesor 12 mujor ndaj 28 te pandehurve te tragjedise se Gerdecit te ndodhur me 15 mars 2008 Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet ka siguruar mbi 160 deshmi te ndryshme jane bere debate gjyqesore akuza dhe kunder akuza mes te pandehurve dhe deshmitareve si dhe jane administruar nje sere provash shkresore ne dosjen e gjykimit.
Mes ndodhive me interesante ne kete proces gjyqesor ka qene arrestimi per deshmi te rreme te shtetasit Veiz Vangjel Muca ish-brigadier i fabrikes se demontimit ne Gerdec.
Arrestimi i tij eshte bere ne korridorin e Gjykates se Shkalles se Pare sapo ka dale nga salla e gjyqit ku me dashje apo pa dashje ka ndryshuar deshmine e tij per ngjarjen ne krahasim me ate te dhene ne prokurori.
Gjithashtu gjate seancave 12- mujore ka deshmuar edhe shtetasi Rrahman Selmanllari i njohur si miku i familjes se kryeministrit Sali Berisha emri i te cilit ka dale ne fazen hetimore ne nje shkrese te kompanise amerikane SAC kompani qe kishte te drejten e demontimit te municioneve qe e emeronte si perfaqesues te saj ne Shqiperi.
Por edhe pse kjo shkrese ndodhej ne dosje Selmanllari ka mohuar te kishte dijeni per kete fakt. Pervec ketyre ne seancat e 12 muajve te vitit qe do te leme pas togat e zeza kane derguar ne SHBA dy leter-porosi ku kerkohej thirrja per te deshmuar e 5 amerikaneve qe punonin ne Gerdec dhe pronarin e kompanise SAC Patrik Henri por ende nuk ka nje pergjigje zyrtare per kete ftese nga autoritetet e drejtesise amerikane.
Gjykata policia
Gjykata e Shkalles se Pare qe po gjykon te pandehurit e dosjes Gerdeci ne tre raste kane refuzuar me vendim te ndermjetem lirimin e te paraburgosurve te vetem te kesaj dosjeje. Mihal Delijorgji Ylli Pinari Dritan Minxholli dhe Sokol Ngjeci qe te kater te arrestuar pas ngjarjes se 15 marsit 2008 prej kohesh kerkojne te lirohen per shkak se i kane mbaruar afatet e paraburgimit. Afate keto qe nese nje i paraburgosur brenda 12 muaj nuk denohet me formen e prere i ndryshohet masa e sigurise nga arresti me burg ne arrest shtepie.
Por edhe pse ne tre raste togat e zeza kane refuzuar lirimin e tyre duke i hedhur sa ne nje gjykate ne tjetren ne mundesite qe i jep ligji vetem e vetem qe ata te mos lirohen nga qelia. Kerkesa e fundit u rrezua nga po kjo treshe gjykuese e cila u prish me pas ne Gjykaten e Apelit e cila e ktheu per rishqyrtim prane Gjykates se Shkalles se Pare por me gjyqtarin Gerd Hoxha. Ky gjyqtar tashme do te shqyrtoje kerkesen e te pandehurve te arrestuar ku do te perllogarise ditet e qendrimit te tyre ne qeli.