Zvernec nis pastrimi plazhit

Pas verifikimit te ndotjes ne plazh, inspektorati i Mjedisit ka bere edhe kallëzimin penal, e cila u pranua nga prokuroria e rrethit gjyqesor Vlore qe nisi menjehere hetimet. Prokuroria ka ngritur dyshimet e saj mbi nje anije qe dyshohet te kete bere edhe derdhjen e lendes djegese, por gjithsesi eshte duke pritur analizat laboratorike te solarit te gjetur ne det dhe rere me ate qe disponononte anija e dyshuar.
Mostra te solarit jane marre nga autoritetet perkatese edhe nga anije te tjera qe ndodhen ne afersi te plazhit te Zvernecit. Nderkohe ne zonen ku dje vija bregdetare u mbulua me solar kane nisur punimet per pastrimin. Pervec heqjes se solarit te grumbulluar po behet edhe pastrimi reres. Ku eshte nje aksion i ndermarre nga ana e Ministries se Mjedisit.
Ngjarja shkaktoi panik te pushuesit, te cilet u larguan nga Zverneci per shkak te ndotjes se madhe. Sot situata eshte permiresuar disi por serisht eshte shqetesuese per pushuesit.
Te dyshuarit per ndotjen e plazhit jane depozitat e karburanteve ne pusin e mezinit si dhe tubacionet qe lidhin ate me stacionin e furnizimit ne det, por edhe anijet te cilat dje ishin duke bere imbarkim hidrokarburesh.