E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zvërneci mes turizmit dhe sfidave – Interes për bregdetin, por fshati mbetet pas në infrastrukturë

Zvërneci, një nga fshatrat më piktoreskë të bregdetit të Vlorës, po kthehet në një destinacion të preferuar turistik falë plazheve të qeta, natyrës së gjelbër dhe kuzhinës tradicionale.

Por ndërsa pjesa bregdetare lulëzon, qendra e fshatit përballet me mungesë të ujit të pijshëm, infrastrukturë të amortizuar dhe largim të të rinjve. Banorët shpresojnë që zhvillimi i turizmit të sjellë investime dhe kushte më të mira jetese.

“Ne vuajmë për ujë”, u shpreh një banor.

“Vendasit konsumojnë më shumë se të huajt”, tha një banore.

Rritja e interesit për Zvërnecin ka sjellë gjallërim në zonë. Biznese sezonale, struktura akomoduese dhe kuzhina tradicionale janë zhvilluar vitet e fundit, duke ndikuar pozitivisht në ekonominë vendase.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›