NATO-ja kundër armatimit të rebelëve libianë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen tha se Aleanca nuk mbështet sugjerimet e SHBA-ve dhe Britanisë se mandati i OKB-së lejon armatimin e rebelëve në Libi.
Rasmusen përsëriti se mandati i NATO-s është mbrojtja e civilëve nga sulmet e forcave të Gadafit.
"Sa i përket NATO-s ne do të zbatojmë plotësisht rezolutën e KS-së së OKB-së, e cila parasheh vendosjen e embargos së armëve dhe të mbrojë popullin libian, jo t`i armatosë ata", tha Rasmusen.
Rebelët libianë janë tërhequr nga qytetet e marra rrishtasi nën kontroll në bregun lindor.