E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë: Miratohet buxheti pa votat e opozitës, rriten pagat

Deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë vulën përfundimtare buxhetit të Kosovës për vitin 2011. Pas diskutimeve,deputetët shfaqën polemika lidhur me përmbajtjen e projektbuxhetit.
 

Ndersa pozita insistonte për miratim, opozita në tërësi u ndal në shumë të pika katër e këtij dokumenti që lidhet me të ardhmen e PTK-së, qe sipas opozitës, qeveria në këtë mënyrë me anë të këtij dokumenti dëshiron ta shes edhe postën.
 

Përkundër insistimit të opozitës qe kjo pikë të hiqet, buxheti mori shumicën e votave, konkretisht 66 deputet votuan pro, 25 kundër dhe 12 abstenuan.
 

Në projektbuxhetin e vitit 2011, po ashtu parashihen edhe vendimet e qeverisë për ngritjen e pagave për punëtorët e disa fushave në Kosovë.
 

Dilema pas miratimit mbetet nënshkrimi i këtij dokumenti pasi Kosova, nuk ka president pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›