Zvicër, orteqet shkaktojnë 5 të vdekur dhe 3 të zhdukur
Lajmin e bën të ditur policia zvicerane e cila njofton se katër persona mbetën të vdekur në Bernese Oberland, rajon në pjesën perëndimore të Zvicrës tepër i njohur për turistët britanikë, pak më vonë dy orteqe të njëpasnjëshme goditen një grup skiatorësh gjatë të orëve të pasdites së djeshme.Policia nuk i bëri publik kombësitë e viktimave dhe deklaroi se moti i keq kishte detyruar ndalimin e kërkimeve për ata që ende rezultojnë të zhdukur. Një mjek i cili u dërgua në zonë me një helikopter shpëtimi për të ndihmuar skiatorët e plagosur u mbulua nga orteku i dytë dhe humbi jetën pak orë më vonë në spital. Tetë persona u shpëtuan, disa prej tyre me plagë shumë të rënda. Në kantonin jugor Valais të Zvicrës një persona që po shëtiste nëpër male me një guidë humbi jetën si pasojë e një tjetër orteku dje, deklaruan burime policore lokale. Ndërkohë që Shërbimi i Helikopterëve të Shpëtimi ''Rega'' në Zvicër deklaroi se 37 persona kanë humbur jetën si pasojë e orteqeve gjatë vitit 2008 dhe 45 gjatë vitit 2007.