Shënohet viktima e 10-të nga virusi A/H1N1
Bëhet fjalë për një 55-vjeçare nga Fieri, e cila ishte e shtruar prej tetë ditësh në reanimacionin e QSUT-së në Tiranë, ndërkohë që sot ka humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se viktima vuante edhe nga hipertensioni arterial si dhe ishte edhe obeze. Pavarësisht ndërhyrjes intensive të mjekëve, gruaja ka humbur jetën këtë të martë.Ndërkohë, i prekur nga virusi A/H1N1 është edhe bashkëshorti i 55-vjeçares, por sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetën, pas kurimeve të marra në spital.