E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra mbështetje Shqipërisë për vitin 2010/2013

Meta mori pjesë sot në lançimin e strategjisë së re për mbështetjen e Shqipërisë organizuar nga Zyra së Bashkëpunimit Zviceran në Tiranë.

Të pranishëm ishin edhe Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, znj. Ivana Enzler dhe Drejtori i ZBZ,. Daniel Züst. Gjatë prezantimit të fushave të kontributit zviceran për vitet 2010-2013, u theksua interesi i Zvicrës për stabilitetin ekonomik dhe prosperitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor si dhe avantazhet që përvoja zvicerane sjell në kontributin konkret që jepet në Shqipëri.

Gjithashtu u nënvizua gatishmëria e Qeverisë shqiptare për ta mbështetur plotësisht realizimin me sukses të kësaj strategjie. Gjatë fjalës së tij, z. Meta, pasi shprehu mirënjohjen e Qeverisë shqiptare për ndihmën që Zvicra jep në Shqipëri, theksoi se strategjia e re do të ketë një impakt të rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit ekonomiko-social të vendit duke pasur parasysh se ajo përkon tërësisht me prioritetet qeverisëse të Shqipërisë.

Gjithashtu, Meta vlerësoi në mënyrë të veçantë edhe ndihmën që Zvicra ka dhënë përmes projekteve të ndryshme për Komunitetin Romë, sidomos nëpërmjet programit “Formimi Alternativ për Fëmijët Romë”, si dhe në hartimin e Strategjisë së Romëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›