Srebrenicë, gërmohet varrezë e re masive
Gërmimet e këtij varri masiv fillojnë vetëm pak ditë përpara përvjetorit të kësaj masakre, ku në ceremoninë për nder të të vrarëve pritet të marrë pjesë dhe Presidenti serb, Boris Tadiç.
Varreza e Zelazjes mendohet të jetë një nga varrezat më të madha të kësaj masakre. Ka dyshime se mbetjet, përpara se të hidheshin në këtë varr masiv, kanë qenë të varrosura diku tjetër më parë. Ekspertët mendojnë se është bërë për të zhdukur dëshmitë e varrezës së parë, dhe për të zbehur dramën e masakrës.
Në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, ushtria e urdhëruar nga serbo-boshnjakët Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç vrau mbi 8 mijë myslimanë.