Zvicra miraton lëvizjen e lirë të punonjësve me BE-në
Bern - Zviceranët miratuan dje unanimisht rinovimin dhe zgjerimin me Bullgarinë dhe Rumaninë të marrëveshjeve të qarkullimit të lirë të punonjësve mes BE-së dhe Konfederatës. Pro vendimit në fjalë në referendum votuan plot 59,6 për qind të votuesve në Konfederatë ku 22 nga 26 kantonet janë shprehur për bashkëpunimin me Brukselin. Vetëm katër kantone kundërshtuan zgjatjen e marrëveshjeve që u bënë të mundur 200 000 evropianëve të punonin në Zvicër që nga viti 2002.
Ky rezultat ishte i papritur për analistët të cilët trembeshin se mos kriza ekonomike do t'i theksonte tundimet e popullsisë për mbyllje, pasi është përballur me një rritje të papunësisë.
Ky rezultat ishte i papritur për analistët të cilët trembeshin se mos kriza ekonomike do t'i theksonte tundimet e popullsisë për mbyllje, pasi është përballur me një rritje të papunësisë.