Zv/kryeministri Ademi vizitë në Kosovës
Prishtinë (start)-Një delegacion i qeverisë së Maqedonisë është nisur sot për në Prishtinë, ku do të takohet me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi. Delegacioni maqedonas kryesohet nga zv/kryeministri z.Abdylaqim Ademi. Në qendër të takimit do të jenë zhvillimet politike në rajon si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy shteteve në të gjitha fushat me interes reciprok.