E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talebani i nis mesazh Obamës

Kabul (Start)-Talebanët i kanë dërguar një mesazh presidentit të sapozgjedhur amerikan, Barak Obama, ku i kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të trupave të vendit të tij nga Iraku dhe Afganistani. Mesazhi është gjetur në një faqe interneti nga një shërbim sekret amerikan. Personat që kanë shkruar mesazhin, teksa nuk kanë bërë publik identitetet e tyre, kanë theksuar se “populli amerikan ka treguar një qëndrim unik lidhur me praninë e forcave ushtarake amerikane në Afganistan dhe Irak. Ata vetë e kërkojnë largimin e ushtarëve nga këto dy vende. Obama, duhet të ndryshojë kursin e politikave të jashtme amerikane që presidenti Bush ndërtoi gjatë këtyre viteve. Nëse Obama nuk ndryshon politikat e vendit të tij, atëherë demokratët do të bien më poshtë se republikanët në mbështetjen popullore”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›