Zv/kryeministri Ilir Meta Keto Festa i gjejne shqiptaret me te lire se kurre me pare

Kreu i LSI-se dhe njeherazi zv/kryeministri dhe minsitri i Ekonomise Ilir Meta uron te gjithe shqiptaret per festen e Pavaresise dhe Clirimit duke vleresuar se keto festa i gjejne qytetaret me te lire se asnjehere tjeter. Ky eshte nje 29 Nentor teper i vecante pasi eshte nje feste qe perkon me nje dimension te ri per te gjithe qytetaret shqiptare sic eshte ai i nje Shqiperie pa viza- tha Meta pas ceremonise se vendosjes se kurorave me lule ne monumentin Nene Shqiperi tek varrezat e Deshmoreve te Kombit. Sipas tij te gjithe ata qe luftuan kunder okupatorit nazi-fashist e bene kete qe tu jepnin shqiptareve lirine e merituar dhe kete vit per Meten kjo liri eshte ne nivelin me te larte si asnjehere tjeter. E ne kete rruge shqiptaret do te vazhdojne te shijojne lirine e tyre por duke kujtuar edhe jeten e sakrificat e atyre qe dhane jeten dhe do te punojne te gjithe se bashku per nje Shqiperi evropiane- deklaroi me tej nr 2 i qeverise shqiptare Ilir Meta.