Berisha Kjo dita e perjetesise se kombit

Festa e Pavaresise dhe e Clirimit kreret e shtetit kryejne homazhe te monumenti Nene Shqiperi
Kreret me te larte te shtetit shqiptar si kryeministri Sali Berisha kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli presidenti i Republikes Bamir Topi dhe perfaqesues te tjere te politikes kremtuan dje diten e Pavaresise dhe Clirimit te Shqiperise. Ne 98-vjetorin e Shqiperise se Pavarur Berisha Topalli dhe Topi vendosen kurora me lule dhe bene homazhe prane Memorialit Nene Shqiperi. Shefi i ekzekutivit Sali Berisha shprehu nderimin me te madh per te gjithe te renet duke vleresuar se sot eshte ditelindja e kombit eshte dita e nderimit me te madh per Ismail Qemalin dhe burrat e medhenj te kombit qe themeluan Shqiperine e pavarur pas perpjekjesh te medha dhjetera vjecare ne vitin 1912 ne Vlore.
Kjo eshte ditelindja e kombit dita me e shenuar dita e perjetesise dita e krenarise se madhe- u shpreh Berisha duke nderuar themeluesit e pavaresise te renet e kombit me te sigurt dhe me te lire ne tere historine tone. I nderojme ata tha Berisha si nje vend anetare i NATO-s i nderojme ata si qytetare te nje vendi qe do levizim te lire ne mbare Evropen per here te pare ne historine tone. Sot eshte dite e mirenjohjes me te thelle e peruljes me nderimin me te madh ndaj te reneve te kombit atyre qe rane per nje Shqiperi te pavarur atyre qe rane per nje Shqiperi te lire nga pushtuesit dhe renditen vendin ne anen e drejte te historise koalicionin antifashiste te luftes se dyte boterore atyre qe u martirizuan dhe rane ne 45 vite regjimi me barbar qe ky vend dhe kjo toke ka njohur. Atyre qe rane ne qytetet fushat dhe malet e Kosoves vetem pak vite me pare qe shqiptaret te jene kudo te lire dhe te pavarur. Ata me sakrificen e tyre bene historine e lirise se ketij kombi. Vendosen sakrificen e tyre ne themel te lirise dhe dinjitet kombetar ndaj dhe sot nderimi i madh nderimi i pare ju shkon atyre familjeve te tyre por dhe gjithe shqiptareve te cilet me sakrifica me perpjekje moren kete vend te katandisur ne honet e historise dhe e bene sot anetare te NATO-s. E bene sot nje vend qe nderton i sigurt te ardhmen e tij Evropian. E bene sot qe shqiptaret te levizin se shpejti te lire ne mbare Evropen. Eumlshte nje dite mirenjohje ndaj te gjithe atyre kombeve te lira qeverive te tyre qe mbeshteten fuqishem Shqiperine dhe shqiptaret ne rrugen e tyre te lirise dhe demokracise qe vendosen te heqin per ta sistemin e vizave te shembin ne kete menyre dhe murin e fundit qe kishte mbetur para tyre- u shpreh kryeministri Berisha.
Perulemi para patrioteve tane pasi ideali i tyre u be realitet- theksoi Topi duke shtuar se ata me sakrificen e tyre shkruan me germa te arta historine e kombit. Ndersa nga ana tjeter kryeparlamentarja Jozefina Topalli duke uruar te gjithe shqiptaret me rastin e Festes se Flamurit u shpreh se 98-vjetori i pavaresise festohet bashke me heqjen e vizave duke i dhene nje tjeter dimension lirise. Ne sot nderojme shpirtin e lirise ditelindjen e Kombit shpirtin e lirise qe ka drejtuar mendjet dhe zemrat e shqiptareve ne shekuj. Ky pervjetor i festes se Flamurit vjen bashke me heqjen e vizave per shqiptaret nje dimension tjeter i lirise- shpreh Topalli. Ajo ka vleresuar kontributin e njerezve qe kane punuar per pavaresine e kombit. Sot ne festojme diten e Flamurit diten e Pavaresise diten e Kombit. Ne cdo cep te vendit ne kujtojme vlerat dhe vizionet e baballareve te Kombit. Ne kujtojme kurajen dhe atdhedashurine e gjithe atyre qe ben Shqiperine ate qe ajo eshte sot- nenvizoi kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Te pranishem ne keto homazhe krahas krereve te larte te shtetit moren pjese edhe Prefekti i Tiranes Keltis Kruja ministri i Brendshem Lulzim Basha dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami deputete te mazhorances si dhe personalitete te tjere pjesetare te familjeve te deshmoreve dhe te te reneve.
Lideret boterore urojne Berishen per 98-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise
Kryeministri Sali Berisha ka marre mesazhe te shumta urimi nga lidere boterore me rastin e 28 nentorit Dites se Pavaresise. Kesisoj kreu i qeverise eshte uruar nga homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan kryeministri i Greqise George A.Papandreu ai i Cekise Petr Necas si dhe kryeministri kinez Eumlen Jiabao. Me rastin e Festes Kombetare te Republikes se Shqiperise shpreh urimet e mia te perzemerta per Ju dhe per popullin vella shqiptar. Besoj sinqerisht se marredheniet ekzistuese te miqesise dhe bashkepunimi qe zhvillohet ne cdo fushe midis vendeve tona do te vazhdoje te kontribuoje jo vetem ne te mire te popujve tane por edhe per paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone. Me kete rast shpreh urimet me te mira per Ju dhe per begatine dhe mireqenien e popullit vella shqiptar- thuhet ne mesazhin e kryeministrit Erdogan.
Dite te shenuar e konsideroi edhe kryeministri grek Papandreu festen e Pavaresise se Shqiperise. Ne mesazhin e tij drejtuar kryeministrit Berisha Papandreu shpreh urimet me te mira te qeverise dhe popullit grek per popullin mik te Shqiperise. Me rastin e dites se pavaresise se vendit tuaj deshiroj tju percjell pergezimet e mia te ngrohta dhe urimet me te mira per prosperitetin progresin dhe mireqenien e popullit mik te Shqiperise- shkruan ne mesazhin e tij kryeministri i Greqise George A.Papandreu.
Kryeministri cek Necas uroi Pavaresie e Shqiperise ndersa vleresoi gjithashtu nivelin e bashkepunimi mes Shqiperise dhe Polonise. Me rastin e Dites se Pavaresise se Shqiperise me lejoni tu dergoj Ju urimet me te sinqerta. Une jam shume i kenaqur me nivelin e bashkepunimit midis Republikes se Cekise dhe Shqiperise dhe kam besimin se kjo prirje do te vijoje. Me lejoni te shfrytezoje kete mundesi per tju pergezuar dhe per te shprehur kenaqesine per vendimin e fundit te Bashkimit Evropian per te hequr vizat per qytetaret shqiptare. Me lejoni tju siguroj per vazhdimesine e mbeshtetjes dhe gatishmerise se Republikes se Cekise per te ndihmuar Shqiperine ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian- deklaron kryeministri cek Necas. Per Diten e Pavaresise kane uruar edhe kryeministri kinez se bashku me presidentin e Indokines. Keto vitet e fundit marredheniet kino-shqiptare jane zhvilluar duke mbajtur tendencen e shkelqyer dhe shkembimet dhe bashkepunimet ne te gjitha fushat jane ne zgjerim e siper. Pala kineze deshiron qe bashke me palen shqiptare te konsolidojne miqesine tradicionale te zgjerojne bashkepunimin me perfitime reciproke me qellim qe te nxisin zhvillimin e ri te marredhenieve te bashkepunimit miqesor midis Kines dhe Shqiperise- thuhet ne mesazhin e kryeministrit kinez Eumlen Jiabao.
Partite shqiptare ne Maqedoni mesazhe per 28 Nentorin
Partite politike shqiptare ne Maqedoni kane uruar festen kombetare te 28 Nentorit-Dites se Flamurit Kombetar. Kryetari i PDSH-se z. Menduh Thaci uroi shqiptaret dhe presidentin e Shqiperise Topi per Festen e Flamurit. Sa here qe vjen kjo dite ne me te drejte kujtojme historine sa te lavdishme aq edhe te dhimbshme shqiptare. Kjo dite e cila eshte simbol i qendrueshmerise kurajes vendosmerise dhe kembengulesise cdo here na perkujton sakrificat dhe vuajtjet tona te cilat me keta tipare arritem ti shnderrojme ne fitore dhe gezim. Breza te tere luftuan dhe sakrifikuan gjithcka qe nje dite ne si komb te festojme dhe kremtojme mevetesine e Shqiperise. Vlerat e ketyre brezave jo vetem qe duhet respektuar por edhe ti afirmojme dhe ti kultivojme. Sot ne kemi Shqiperine anetare e aleances me te forte ne bote NATO-s sot ne kemi Shqiperine nje hap me afer Unionit Evropian dhe sot ne kemi Kosoven e pavarur dhe te pranuar nderkombetarisht- theksohet ne mesazhin e kreut te PDSH-se. Sipas tij shqiptaret e Maqedonise me potencialin e tyre nuk do te lejojne qe vlerat e brezave te kaluar te zbehen e aq me teper te neperkemben. Me rastin e 28 Nentorit Dites se Flamurit Kombetar Kryetari i Demokracise se Re Imer Selmani ka uruar shqiptaret kudo qe jetojne per kete feste madheshtore te kombit shqiptar. Ne telegram theksohet se sot kur Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe po haperon shpejt drejt Unionit Evropian ndersa Kosova eshte shtet i pavarur e sovran dhe po kontribuon ne stabilitetin dhe paqen ne rajon edhe ne shqiptaret e Maqedonise ndajme gezimet dhe mburremi me arritjet dhe realitetin e ri per popullin shqiptar ne Ballkan dhe kudo. Permes telegrameve Selmani ka uruar edhe ka uruar kreret shteteror dhe partiak ne Shqiperi dhe Kosove. Bashkimi Demokratik Shqiptar BDSH pergezon te gjithe shqiptaret qe kete dite te rendesishme te historise ta perkujtojne me rezultate te medha ne te gjitha fushat. BDSH pergezon te gjithe bashkatdhetaret tane ne diaspore ata qe dhane kontribut te madh ne te gjitha momentet e rendesishme historike te popullit shqiptar qe ne keto dite mblidhen dhe kujtojne me nderim perpjekjet e pashembullta te kombit tone per mevetesi per te qene nje komb i bashkuar. Ne keto dite te veshtira te popullit shqiptar ne Maqedoni Bashkimi Demokratik Shqiptar apelon per nje bashkepunim te thelle te te gjitha forcave politike ne vend duke shpresuar ne tejkalimin e te gjitha kunderthenieve te brendshme nder-shqiptare ne interes te avancimit te ceshtje se pergjithshme shqiptare- thuhet ne mesazhin e kesaj partie. BDK ne mesazhin e saj urues ka theksuar se kjo eshte festa me e madhe kombetare per te gjithe shqiptaret ne te gjitha trojet etnike sepse ri-ngritja e flamurit te Skenderbeut pas 400 vitesh roberi me 28 Nentor te vitit 1912 ne Vlore me ne fund mundesoi qe flamuri kombetare perseri te valoj i lire dhe shqiptaret te kene shtetin e tyre megjithese per fat te keq jo sic e kishin deshiruar te shtrire ne te gjitha trojet etnike. Por megjithese te ndare ne disa shtete dhe besime fetare ajo qe na ka bashkuar gjithmone te gjithe shqiptareve ka qene gjuha shqipe qe shkruhet me alfabetin e perpiluar ne Kongresin e Manastirit dhe flamuri kuq e zi me shkaben dy krenare theksohet ne mesazhin e BDK-se.
Nga Kumanova ne Struge festime per Diten e Pavaresise/Mbare shqiptaret etnike ne Maqedoni u bashkuan dje per te festuar diten e Pavaresise. Ne festen me te madhe kombetar politikanet shqiptare ne Maqedoni edhe dje nuk sheshuan mosmarreveshjet e tyre duke marre pjese ne festime ne menyre te ndare. Edhe pse politika ka instrumentalizuar sjelljet e saj tipike shqiptaret e Maqedonise zgjodhen te festojne te bashkuar diten e kombit shpalljen e Pavaresise. Qytetaret moren pjese ne koncerte festive dhe ceremoni te zhvilluara ne qytete te ndryshme si Tetove Gostivar Struge Kumanove dhe Shkup. Madje ne kryeqytet u zhvillua edhe nje tubim i aktivisteve te levizjes Zgjohu per te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni si dhe integrimin e tyre perkrah Shqiperise ne rangjet me te larta euroatlantike.