E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Grand” ndëshkon punëtorët

Hoteli “Grand” largoi 16 punëtorë nga puna. Njëra prej tyre është Drita Llumnica, grua dëshmori, e cila me rrogën e pastrueses mban katër fëmijët. Ajo beson se shkak për largim është inicimi i krijimit të sindikatës së punëtorëve. Por drejtori Zylqif Berisha ka shpjegime të tjera. Për këtë rast ka reaguar edhe BSPK. Nga Lirita Halili më 06 korrik 2011 në ora 08:22

Vënia e një nënshkrimi për formimin e sindikatës duket se e la pa punë Drita Llumnicën. Ajo deri në fund të muajit qershor ishte pastruese në hotelin “Grand” në Prishtinë. Me rrogën që merrte aty, Drita kujdesej për 4 vajzat e saj, pasi burri i është vrarë në luftë, sepse ishte në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E vetme, pa ndonjë mashkull në shtëpi, Drita menjëherë pas luftës, vendosi të largohet nga fshati Barilevë, për të jetuar në Prishtinë. Ajo këtë transferim e bëri vetëm për të gjetur një jetë më të mirë, për të punuar dhe për t’i shkolluar vajzat e saj, që tashmë janë pa baba.

Në Prishtinë, ajo u punësua në hotelin “Grand”, në postin e pastrueses së dhomave. Nga puna që bënte, ajo thotë se merrte një pagë prej 182 eurosh, me të cilat mbante tërë familjen, sepse banesa ku jeton është e motrës së saj.

Por një veprim që ajo bashkë me kolegët e punës bënë para ca muajsh, duket se e la Dritën pa burimin e vetëm të ekzistencës për familjen e saj. “Kemi kërkuar formimin e sindikatës, pasi ka pasur raste kur për tre muaj me radhë, drejtori i ri i hotelit, Zylqif Berisha nuk na i jepte pagat”, rrëfen Drita për Express.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›