Zv/ministri i Jashtme i Kines vizitoi turistin e plagosur amerikan
Pas ndodhjes me 9 gusht te nje incidenti, ku dy turiste amerikane u sulmuan ne Pekin dhe, si pasoje, nje prej tyre vdiq dhe nje tjeter u plagos, Ministria e Jashtme e Kines i ka kushtuar shume rendesi ketij incidenti. Pergjegjesi i Drejtorise Konsullore i njoftoi menjehere Ambasades se SHBA-se ne Kine gjendjen perkatese. Zv.ministri i Jashtem kinez He Yafei shkoi menjehere ne spital dhe ne emer te Ministrise se Jashtme te Kines pa turisten amerikane te plagosur dhe i telefonoi ambasadorit amerikan ne Kine Klark Randt. Klark Randt falenderoi palen kineze per ngushellimet dhe per reagimin e shpejte te bere nga sektoret perkates. Po ate dite, Policia e Pekinit shpalli nje komunikate per kete incident. Vrasesi eshte nje burre 47-vjecar i quajtur Tan Yonming. Me 9 gusht, ne oren 12 e 20 minuta, ne katin e dyte te pallatit Gulou, ai sulmoi ne menyre te papritur 2 turiste amerikane dhe shoqeruesen e tyre kineze. Si pasoje, nje prej tyre vdiq dhe 2 te tjere u plagosen. Pastaj, Tan Yonming kerceu nga pallati, duke gjeti vdekjen e menjehershme.