Zv/presidenti i SHBA, Biden, bisede telefonike me Jahjagan
PRISHTINË- Zv/Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, i ka telefonuar të mërkurën Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar për 50 minuta.
"Biseda zyrtare ishte shumë miqësore dhe u diskutuan temat që kanë të bëjnë me zhvillimin e Kosovës dhe proceset e demokratike", thekson Presidenca kosovare.
Presidenca kosovare jep biseden e publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë të SHBA-së mes zv/ Presidentit Biden me Presidenten e Kosovës Jahjaga, e cila bëhet e ditur se u zhvillua "në vazhdimësi të bisedës së shkurtër në Romë më 2 qershor".
"Zv/Presidenti e ka përgëzuar sërish zgjedhjen e Presidentes Jahjaga dhe ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakthyeshme të SHBA-së për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe demokracinë shumëetnike të Kosovës. Zv/Presidenti i ka mirëpritur marrëveshjet e arritura në takimet e 2 korrikut në dialogun e ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka inkurajuar përparimin e mëtejshem ndërmjet palëve rreth çështjeve që mund të sjellin përfitime praktike për qytetarët e të dyja vendeve".
Zv/Presidenti Biden dhe Presidentja Jahjaga kanë biseduar, gjithashtu, për angazhimin e Qeverisë së Kosovës në luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vazhdimin e reformave të brendshme në Kosovë, duke vënë në dukje se ato janë fondamentale për inkurajimin e investimeve dhe promovimin e rritjes ekonomike.
(d.b/BalkanWeb)