Ministria e Brendshme: Do respektojmë të gjithë qytetarët pa dallim etnik
PRISHTINË- Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave së të ashtuquajturit ministër për Kosovën në qeverinë serbe Goran Bogdanovic, sipas të cilit institucionet e Kosovës po tentojnë që përmes dokumenteve civile të shqiptarizojnë emrat serbë.
"Ky pretendim është jo racional, i pa bazuar në fakte dhe në kundërshtim me praktikën e deritanishme të pajisjes së rreth 30.500 qytetarëve të komunitetit serb me dokumente civile të Republikës së Kosovës”,- thuhet në njoftimin për shtyp të Minsitrisë.
Ministria e Punëve të Brendshme shton se në përputhje me legjislacionin në fuqi do të vazhdojë të ofrojë shërbime efikase për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim, duke respektuar plotësisht identitetin e tyre personal dhe qytetar.
"Sigurojmë të gjithë qytetarët e vendit se praktika e mbrapshtë e përdorur nga regjimi serb për serbizimin e emrave shqiptarë nuk ka vend dhe nuk përsëritet në Kosovën e pavarur dhe demokratike”,- thekson njoftimi për shtyp.
Ministria e Brendshme fton të gjithë qytetarët e vendit që të pajisen me dokumente civile të Republikës së Kosovës dhe të drejtohen në Qendrat e Regjistrimit Civil për çdo ankesë të mundshme.
(atsh/BalkanWeb)