E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librat e rinj në libraritë e Tiranës

Librat e rinj nuk kanë munguar aspak këto javë të ftohta dimri në libraritë e kryeqytetit. "Simboli i Humbur" është njëri prej tyre një rrëfim mjeshtëror, një rendje për jetë a vdekje përmes një labirinti të botës së kodeve, sekreteve dhe të vërtetave të padukshme të gjitha nën syrin vëzhgues të kriminelit më të tmerrshëm që Dan Brown-i ka krijuar deri më sot. Një libër që vjen për lexuesin shqiptar i përkthyer nga Taqo Trajce nga shtëpia botuese Dudaj.
Jo shumë ditë nga marrja e çmimit "Migjeni" në ndarjen e çmimeve për letërsinë nga Eir Plasari ka dalë në libraritë e kryeqytetit edhe libri i saj "Bërthama" një roman modern i autores që jo vetëm ngjarja por edhe idetë krijojnë një impression të jashtzakonshëm.
Nuk kishte si të mungonte në këto ditë të ftohta edhe letërsia rozë e cila vjen nga shtëpia botuese Dituria me librin "Dashuri 14" një nga romanet e suksesshme të shkrimtarit Italian Frederiko Moca . Një roman rozë i cili ka shitur mbi pesë mije kopje ne Evrope.
Gjithashtu botime të reja janë edhe botimet historike, "Bizant Pas Bizanti" një libër i cili është vijimi i veprës "Histori e jetës Bizantine" i shkruar nga Nikolae Iorga dhe përkthyer nga Arben Leskaj.
Tani shqiptarët kanë një mundësi më shumë të njihen më nga afër me një periudhë të rëndësishme të historisë sonë nëpërmjet botimit të studiuesit Ferit Duka të titulluar "Shekujt Osmanë në Hapësirën Shqiptare". Zhvillimi dhe funksionimi i shoqërisë osmane në tokat shqiptare me tiparet e saj politiko-shoqërore, ekonomike, kulturore dhe fetare janë çështjet që ky libër trajton.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›