E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB jep kredinë e parë për Kosovën

Një vit pas anëtarësimit në Bankën Botërore është aprovuar kërkesa për financim të projekteve për modernizim të sektorit publik dhe regjistrimit të pronave në vlerë 20,25 milionë dollarë Bordi i Drejtorëve të BB-së ka aprovuar dokumentin më 4 shkurt në Uashington. Në këtë dokument thuhet se Asociacioni për Zhvillim Ndërkombëtar (IDA), pjesë e Bankës do t'i japë Kosovës për financimin e projektit për modernizim të sektorit publik 4.4 milionë dollarë kredi, me afat të maturimit 40 vjet dhe periudhë të ngrirjes së kredisë me normë të interesit zero për qind, derisa vetë IDA do të ndihmojë projektin edhe me një grant prej 3.6 milionë dollarësh. IDA do t'i sigurojë Kosovës edhe 6.74 milionë dollarë kredi me kushte të njëjta, dhe një grant prej 5.5 milionë dollarësh për regjistrimin kadastral të pronave. Kjo është kredia e parë që i aprovohet Kosovës, e cila është anëtarësuar në BB vitin e kaluar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›