Zyra e Netanyahut: Izraeli mban përgjegjësinë e plotë për sulmin në Doha

Zyra e kryeministrit izraelit sugjeron se Izraeli veproi i vetëm në sulmin ndaj Dohas.
“Veprimi i sotëm kundër krerëve më të lartë terroristë të Hamasit ishte një operacion krejtësisht i pavarur i Izraelit,” tha zyra e Netanyahut në një postim në rrjetet sociale.
“Izraeli e nisi, Izraeli e kreu, dhe Izraeli merr përgjegjësinë e plotë.”
As ushtria izraelite, as Netanyahut nuk e përmendën në mënyrë të drejtpërdrejtë vendndodhjen e sulmit në kryeqytetin e Katarit në deklaratat e tyre.