E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyra e shtypit e BE-së, sqaron anullimin e vizitës së Barrosos

Zyra e shtypit e BE-së në Tiranë, sqaron anullimin e vizitës së Presidentit të Komisionit Evropian, Barroso në vendin tonë.

"Presidenti Barroso ka vendosur te shtyje viziten e tij ne Shqiperi e cila ishte parashikuar per neser. Qellimi i kesaj vizite ishte te diskutonte perspektiven evropiane te Shqiperise dhe rrugen perpara drejt integrimit evropian, veçanerisht zbatimin e 12 prioriteteve kyçe te parashtruara nga Komisioni Evropian ne Progres Raportin e 2010-tes. Por, tensionet e lidhura me numerimin e votave ne vijim, padyshim qe do te ndikonin ne fokusin e bisedimeve te Presidentit Barroso me udheheqesit politike te vendit dhe nuk do te çojne ne takime produktive. Per kete arsye, Presidenti Barroso e shtyu viziten e tij, derisa te normalizohet situata" thuhet më tej në dekaratë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›