E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyra në veri, Bogdanoviç: Provokim i Prishtinës

I ashtuquajturi ministër për Kosovën Goran Bogdanoviç e ka vlerësuar "si një provokim të Prishtinës" faktin se Qeveria e Kosovës e ka hapur Zyrën e vet në Mitrovicën e veriut dhe që e ka emëruar shefe Adriana Hoxhiç.

"Janë bërë disa përpjekje për hapjen e Zyrës dhe hapja është në përputhje me planin e Ahtisaarit, por kjo nuk do të thotë serbët duhet ta pranojnë këtë Zyrë", ka thënë Bogdanoviç.

Bogdanoviç ka përkujtuar se disa herë ka tënë se "ne atje poshtë (në veri të Kosovës) e kemi administratën tonë lokale".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›