Zyrat e VV-së edhe sot nën vëzhgimin e Policisë

Edhe sot gjatë paradites forca policore dhe oficerë të Policisë së Kosovës janë parë në numër të shumtë para zyrave të Lëvizjes Vetëvendosje!.
Njëjtë si një natë më parë janë të vendosur rreth e përqark zyrave qendrore të Vetëvendosje!-s, agjentë të shumtë policorë të cilët vazhdojnë të vëzhgojnë zyrat dhe aktivistët e kësaj Lëvizje.
Nuk dihet zyrtarisht arsyeja pse Policia e Kosovës dhe Ministria e Brendshme është duke marrë këto masa dhe mbi bazën e cilit ligj është duke e bërë këtë vëzhgim./Indeksonline/