E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton premton mbështetje për Kosovën dhe Serbinë

(E plotësuar) Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian në konferencë ka thënë se do të vazhdojë të mbështesë me aq sa mundet.
“Ka pasur bisedime gjashtë mujore, zbatimi është pjesa më e rëndësishme, unë do t’i mbështes ata si të mundem, në çdo mënyrë. Kisha nderin që i ndihmoja të dytë”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, Ashton ka konfirmuar mbështetjen për hapjen e negociatave për statusin e Serbisë për integrim në BE.
Komisioni në raportin e vet e ka dhënë opinionin se Serbia i ka përmbushur kriteret e veta në vitin 2012, e tash është hapi tjetër për hapjen e negociatave dhe unë e mbështes këtë.

---

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, njëherësh i dërguari special i BE-së në Kosovë, ka vlerësuar se rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Kosovën, për Marrëveshjen e stabilizim – asocimit, “është lajm shumë i mirë për shtetasit e Kosovës dhe për kredibilitetin e procesit të integrimit evropian”.

Zoti Zhbogar, nëpërmjet një njoftimi, ka theksuar se ky lajm i mirë për progresin e Kosovës “në intergimin evropian vjen në ditën e njejtë me propozimin e Komisionit Evropian, që do ta lejoj Kosovën të marrë pjesë në programet e BE-së dhe vetëm pak ditë pas arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme të ndërmjetësuar nga BE-ja në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.

Mëtutje Zhbogar konsideron se “e njejta frymë e partneritetit do të respektohet në implementimin e marrëveshjes nga dialogu dhe plotësimi i listës së gjatë të detyrave në rrugën e liberalizimit të vizave” dhe konkludoi se “të gjitha këto procese çojnë në të njejtin qëllim: pranimi i plotë i Kosovës në familjen evropiane”.

-----

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, dhe komisionari për zgjerim, Stefan Fyle, kanë vlerësuar sot se rekomandimet e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave me Serbinë dhe Kosovën, e hapin rrugën për të ardhmen e të dy vendeve në Bashkimin Evropian.

“Rekomandimet për fillimin e negociatave për pranim me Serbinë dhe për Marrëveshjen për stabilizim asocim me Kosovën, shënojnë ndërprerje të vendosur me të kaluarën dhe hap i përbashkët kah e ardhmja evropiane”, tha zonja Ashton , nëpërmjet një kumtese, transmeton Rel.

Ajo pastaj theksoi se “dëshiroj t’i përgëzoj liderët e Serbisë dhe të Kosovës për guximin e tyre dhe vizionin” dhe shtoi se “jam e nderuar që kisha mundësi t’i kontribuoj këtij procesi”.

Komisionari për zgjerim i KE-së, Stefan Fyle, ka konstatuar se rekomandimi ishte “lajm i mirë për popullin në Serbi, në Kosovë dhe në rajon”.

“Serbia dhe Kosova kanë dëshmuar se mund të përqendrohen në të ardhmen e tyre, e të mos mbeten të përfshirë në të kaluarën e tyre”, tha Fyle dhe shtoi se “Serbia dhe Kosova meritojnë që të lëvizin në mënyrë të vendosur kah e ardhmja në BE”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›