Ekzekutohet pak metra larg baneses se tij tregtari i bukes
TIRANE - Krimi ka tronditur mbremjen e djeshme kryeqytetin. Nje 35-vjecar eshte ekzekutuar ne nje prite te ngritur prane baneses se tij. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te Policise se Tiranes. Kane nisur hetimet ne lidhje me vrasjen. Sipas policise autoret e ngjarjes se rende kane qene duke e pritur viktimen dhe kane shfrytezuar momentin kur ai eshte afruar prane baneses per ta qelluar me arme zjarri. Viktima e ketij krimi eshte Dritan Skenderaj 35 vjec nga Tirana. Burime nga policia thane se Skenderaj eshte qelluar me arme zjarri ne afersi te baneses se tij. Ne vendin e ngjarjes mberriten forca te shumta policie te cilat kane nisur hetimet ne lidhje me kete krim. Burimet policore thane se ende nuk ka persona te identifikuar ne lidhje me vrasjen. Mesohet se autoret i kishin zene prite viktimes per ta ekzekutuar teksa ky i fundit kthehej ne banese. Me te marre sinjalizimin per ngjarjen policia ka mberritur ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e rrethanave te krimit dhe identifikimin e autoreve. Burime nga policia bejne te ditur se ende nuk ka asnje piste lidhur me shkaqet e vrasjes ndersa sipas te dhenave nga grupi i hetimit autoret jane larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Viktima Dritan Skenderaj 35 vjec lindur e banues ne Tirane bashke me vellezerit e tij kishte nje furre per prodhim buke prane ish-uzines Dinamo ne Tirane.
29 Nentor 2010