E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrë në Beograd?

Bashkimi Europian ka kërkuar nga Serbia që të lejojë hapjen e Zyrës së Kosovës në Beograd dhe instalimin e një zyre të saj në Prishtinë. Ky është kushti i ri i Brukselit, sipas mediave serbe. Por, zyrtarë të Bashkimit Europian nuk i kanë konfirmuar këtë pohime. Zëdhënësja Maja Kocijancic ka thënë për Express se autoriteteve serbe aktualisht po u kërkohet vetëm normalizimi i raporteve me palën kosovare.

Bashkimi Europian nuk ka kërkuar nga Serbia që të lejojë hapjen e një zyre të Kosovës në Serbi.

Kështu janë përgjigjur zyrtarë të BE’së të mërkurën për Express duke komentuar rreth raportimeve të mediave serbe, të cilat duke u thirrur në burime, kanë bërë të ditur se Brukseli është duke kushtëzuar Serbinë gjithnjë e më shumë në rrugën e integrimeve europiane.

Një prej kushteve të reja, sipas mediave serbe, është që Serbia t’i lejojë Kosovës të hapë zyrë diplomatike në Beograd, që në fakt do të kishte funksionin e njëjtë me atë të ambasadës, përveçse do të kishte emër tjetër.

Po ashtu, siç ka raportuar “Novi Magazin”, Beogradit i është kërkuar hapja e një përfaqësie në Prishtinë, që praktikisht do të nënkuptonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Por zyrtarët në Bashkimin Europian nuk e konfirmojnë këtë.

Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE’së, Catherine Ashton, ka thënë të mërkurën për Express se nuk mund të komentojë mbi diçka që nuk është zyrtare dhe nuk është përmendur në asnjë dokument të BE’së.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›