Nasri: Franca është rikthyer

“Franca ka rritje dhe ne e kemi treguar këtë gjatë kualifikimeve. Nuk ishte e lehtë, sepse nuk e filluam mirë, por ne kemi treguar vetëm pak prej asaj që ky ekip mund të bëjë”, tha Nasri për Goal.com.
Mesfushori francez u premtoi tifozëve të Kombëtares se tij se pas zhgënjimeve të fundit, ata do të bëjnë gjithçka për ta ndryshuar këtë dhe kjo është arsyeja kryesore për të zhvilluar një kampionat të mirë.
“Tifozët e Francës, pas problemeve në vitet e kaluara, janë të zhgënjyer. Por, ne do ta ndryshojmë këtë dhe do ta rikthejmë Francën në nivelet më të larta të futbollit botëror. Kjo është arsyeja pse ne kemi kaq shumë për të luajtur”, vazhdoi Nasri.
Ai në fund e lëvdoi edhe selektorin Laurent Blanc, për të cilin tha se flet shumë me lojtarë dhe u tregon saktësisht atë që kërkon prej tyre.