Pa viza vetëm me pasaportë biometrike, Turdiu: Kushtet e lëvizjes së lirë
Festa të fundvititit pa viza, por vetëm për mbajtësit e pasaportave biometrike. Kryenegociatori i palës shqiptare për lëvizjen e lirë në Bashkimin Europian, Gazmend Turdiu thotë për Alsat se të gjjitë shtetasit e tjerë që disponojnë pasaportë të vjetër do t’u duhet të aplikojnë për viza sic kanë bërë deri tani, edhe pas marrjes së vendimit.
• Vizat, BE miraton rekomandimet për Shqipërinë
“Liberalizimi është vetëm për mbajtësit e pasaportave biometrike sepse janë pikërisht këto lloj dokumentash që garantojnë identifikimin e saktë të personit i cili paraqitet në kufi dhe kërkon të hyjë në zonën shengen. Personat që nuk do të kenë pasaporta biometrike do të jenë të detyruar të paraqiten në ambasadat e vendeve shengen në Tiranë për të marrë në vizë sic kanë marrë deri më sot” thotë Turdiu.
25 qershori është afati i fundit kur Shqipëria raporton për vizat në Komisionin Europian, i cili në fillim të korrikut do të sjellë ekspertët e tij për të monitoruar përmbushjen e 3 kushteve të fundit.
Megjithatë vendimi për liberalizim nga Parlamenti dhe Këshilli i Ministrave Europian do të mund të merret në muajt tetor, nëntor ose dhjetor. E sigurt sipas kryenegociatorit është që në festat e fund vitit shqiptarët më në fund do të kenë mundësi të lëvizin pa viza.
“20 ditë pas marrjes së vendimit ai botohet në fletoren zyrtare të BE dhe hyn menjëherë në fuqi që do të thotë se jemi plotësisht brenda afateve për të mbajtur premtimin që është dhënë që shqiptarët brenda fundit të vitit do të udhëtojnë pa viza në Bashkimin Europian ” thotë Turdiu.
Përsa i përket kushteve të mbetura, ministria e Jashtme jep garanci se do t’i përmbushë brënda fundit të qershorit.
Elona Gjylmi
< I mëparshmi