E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata kalon ne pronesi te shtetit dy apartamentet dhe parate e pengmarresit Kuqi

TIRAN- Gjykata e Krimeve te Renda ne kryeqytet pas nje sere seancash gjyqesore vendosi qe ti konfiskoje pasurine shtetasit Mariglen Kuqi dhe pjesetareve te ngushte te familjes se tij te blera pas muajit qershor 2009 pasi rezultojne se jane blere nga parate e fituara nga pengmarrja e nje 74-vjecareje ne Greqi.


Sipas vendimit te togave te zeza shtetasi Mariglen Kuqi ndodhet nen hetim nga autoritetet e drejtesise Greke pasi se bashku me shtate persona te tjere mes tyre edhe shqiptar kane rrembyer nje plake 74 vjecare per lirimin e se ciles kane marr 1.8 milion euro.


Kjo shume parash sipas vendimit eshte ndare ne tete pjese dhe i akuzuari Kuqi ka ardhur ne Shqiperi duke investuar ne blerjen e dy apartamenteve nje ne Golem te Kavajes dhe nje ne Tirane si dhe ka hapur nje llogari bankare.


Ne total sipas vendimit vlera e pasurise qe tashme i kaloi shtetit eshte 208 mije euro te dy apartamenteve te blera dhe 301 mije leke te reja qe ndodheshin ne llogarine bankare te Kuqit dhe pjesetareve te ngushte te familjes.


Ndaj Kuqit prokuroria ka nisur hetimet per akuzen e pastrimit te parave mbi baze te se ciles Prokuroria e Krimeve te Renda ka nisur hetimin pasuror ndaj tij cka perfundoi me konfiskimin e kesaj pasurie.


Sipas vendimit te konfiskimit i akuzuari Kuqi ne bashkepunim me shtate shtetas te tjere me date 19 qershor 2009 kane rrembyer ne hyrje te baneses se saj ne Palio Faliro Krono 1921 74-vjecaren Evanthia Frankogjeorgjiu.


Pas rrembimit autoret i kerkuan mikut te saj 76-vjecarit Ari-Anastasi Theodhoridhiu shumen prej 1.8 milione euro per lirimin e saj. Shume kjo e cila me date 26 qershor 2009 eshte paguar nga 76-vjecari kohe kjo kur edhe eshte liruar mikesha e tij 74 vjecare. Te nesermen e lirimit te pengut i pandehuri Kuqi ka hyre ne territorin shqiptar e konfirmuar kjo nepermjet sistemit TIMS ne kufi.


Pas hyrjes ne territorin shqiptar Kuqi ka derdhur nje shume prej 301 mije lekesh te reja ne nje llogari bankare e cila tashme eshte sekuestruar. Me pas babai i Kuqit me date 6 korrik 2009 ka blere nje apartament ne Golem te Kavajes me siperfaqe 108.9 metra katror me vlere rreth 70 mije euro.


Pas blerjes se ketij apartamenti ka qene bashkeshortja e te kerkuarit me inicialet B.Kuqi qe me 28 tetor 2009 ka blere nje apartament ne Tirane me siperfaqe 106 meter katror me vlere 138 mije euro.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›