Zyrtare: Cuevas blerja e katërt e Chelseat

Futbollist kilian dhe ish-anëtar i O'Higgins, Christian Cuevas ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me ekipin londinez të Chelseat.
Mesfushori 18-vjeçar sezonin e kaluar ka luajtur 10 ndeshje për ekipin kilian ndërsa fanellën e përfaqësueses së vendit të vetë ka luajtur 12 ndeshje dhe shënoi tre gola.
Para Cuevas, Chelsea në këtë afat kalimtar të verës solli holandezin Mark van Ginkel, australianin Mark Schwarzer si dhe reprezentuesin gjerman Andrea Schurrle./indeksonline/