E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Del Neri trajner i Juves


Juventusi ka konfirmuar se Luigi Del Neri është trajneri i ri i skuadrës bardhezi.

"Luigi Del Neri do të jetë trajner i Juventusit duke filluar nga 1 korriku 2010. Trajneri ka nënshkruar një kontratë, e cila zgjat deri më 30 qershor 2012", shkruhet në një komunikatë të skuadrës nga Torino.

Pasi i siguroi Sampdorias Ligën e Kampionëve, Del Neri u tërhoq nga posti trajnerit të skuadrës për të zënë vendin e Alberto Zaccheronit te skuadra më e madhe italiane.

Juve po ashtu ka konfirmuar edhe Giuseppe Marotta në postin e drejtorit të përgjithshëm për çështjet sportive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›