E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama-Erdogan, bisedë telefonike për Iranin



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan.
Në qendër të bisedës mes dy lidervë shtetërorë ka qënë Republika e Iranit.
Bëhet e ditur se presidenti amerikan Obama ka njohur Erdogan me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të shmangur sanksionet e Iranit. Obama gjithashtu ka shprehur keqardhjen për mungesën e bashkëpunimit dhe të respektit të Republikës Islamike ndaj Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.
Kryeministri turk ka zhvilluar bisedën telefonike me liderin e Shtëpisë së Bardhë pak ditë pas përfundimit të vizitës së tij në Teheran. Gjatë vizitës u nënshkrua edhe një marrëveshje e cila synon nisjen e 1200 kilogrameve uranium të pasuruar minimalisht drejt Turqisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›