Zyrtare: Gjermania konfirmon Flick

Hansi Flick do të vazhdojë të drejtojë përfaqësuesen e Gjermanisë, pavarësisht dështimit që pësoi në Katar 2022 ku nuk arriti të kalonte fazën e grupeve. Një rezultat mëse zhgënjyes, por që nuk i ka penguar drejtuesit e federatës gjermane të futbollit të konfirmojnë trajnerin. Ja deklarata zyrtare: “Presidenti i DFB Bernd Neuendorf, Zëvendëspresidenti i DFB Hans-Joachim Watzke dhe trajneri kombëtar Hansi Flick patën një diskutim miqësor dhe konstruktiv sot mbi situatën aktuale dhe perspektivat e kombëtares gjermane të futbollit”.
Bernd Neuendorf shpjegon: “Të gjithë jemi të bindur se kampionati europian 2024 në vendin tonë paraqet një mundësi të madhe për futbollin në Gjermani. Synimi ynë është ta kthejmë këtë turne në një sukses sportiv. Ne kemi besim të plotë tek Hansi Flick i cili do ta zotërojë këtë sfidë së bashku me ekipin e tij. Në lidhje me pasardhësin e Oliver Bierhoff, ne kemi rënë dakord që fillimisht të diskutojmë strukturën e ardhshme të kësaj fushe të përgjegjësisë brenda DFB-së dhe më pas të marrim një vendim për personelin”.
Trajneri i Gjermanisë, Hans-Dieter Flick, komentoi për konfirmimin e tij në krye të kombëtares: “Unë dhe stafi im jemi optimistë për Kampionatin Evropian në vendin tonë. Si ekip mund të arrijmë shumë më tepër nga sa kemi treguar në Katar. Ne kemi humbur një mundësi të madhe atje, do të nxjerrim mësime nga kjo. Unë kam besim në rrugën e përbashkët të rënë dakord sot me Bernd Neuendorf dhe Aki Ëatzke. Të gjithë duam që e gjithë Gjermania të bashkohet përsëri pas kombëtares në Kampionati Evropian 2024 në shtëpi”.