Suazo, Interi fiton betejën me Milanin

Milani, që kishte lajmëruar të martën se kishte bëri të sajin hundurianin David Suazon e Kaljarit humbi betejën me Interin për të siguruar shërbimet e sulmuesit, i cili vendosi të jetë pjesë e Interit. "Milani kishte nënshkruar një kontratë me Kaljarin në lidhje me lojtarin David Suazo, - shpjegon klub në një komunikatë zyrtare, - megjithatë duke parë që lojtari kishte nënshkruar një parakontrate me Interin, klubi informon se tërhiqet nga transaksioni me Milanin". Zyra e Hetimeve e Prokurorisë Federale në Itali kishte hapur një hetim për cështjen "Suazo".
Padroni Morati kishte deklaruar se Suazo kishte nënshkruar një kontratë me Interin. Rregulli parashikon se një lojtar nuk mund të mbyllë një marrëveshje me një shoqëri, përderisa ka një kontratë me një tjetër. Skualifikimi i pritshëm ishte 2 muaj pezullim për lojtarin dhe 50 mijë euro gjobë për klubin. Tashmë që gjithcka është mbyllur, Interi nuk duhet të vonojë zyrtarizimin e transferimit të sulmuesit të fuqishëm hondurian, autor i 14 golave me Kaljarin sezonin e kaluar. 27-vjecari hondurian në sezonin 2005-2006 shënoi 22 gola në Serinë A për Kaljarin duke thyer edhe rekordin e vendosur nga Xhixhi Riva med 21 gola në sezonin 1969-1970. Milani tani i është drejtuar pistës Samuel Eto'o, pavarësisht se kamerunasi pohoi se nuk dëshiron të largohet na Barcelona.