E Diel, 1 Nëntor 2026

Panama, autoritetet djegin 6 ton drogë të konfiskuar

Zyrtarët panamez dogjën 6 ton kokainë dhe marihuanë të konfiskuar në vendin e Amerikës Qëndrore në 5 qershor dhe 20 korrik të këtij viti.
Droga kishte një vlerë prej 1 miliardë dollarë. Presidenti i Panamasë, Ricardo Martinelli, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje, theskoi rëndësinë e shkëmbimit të punës së forcave të zbulimit me vendet e tjera: " Ne duhet të jemi shumë të zgjuar me të gjitha vendet, me Kolumbinë, me Meksikën dhe vendet e tjera sepse pjesa më e madhe e kësaj droge të konfiskuar u realizua falë punë së zbulimit, duke u bazuar në informacionin e dhënë nga njerëz të tjerë dhe ne duhet të kemi sa më shumë forca të zbulimit të jetë e mundur që të na ndihmojnë për të zbuluar këto droga, të cilat dëmtojnë pjesën tjetër të botës", tha ai. Martinelli u zotua se do të vazhdojë luftën kundër trafikut të drogës e cila cënon shoqërinë. "Ne kemi 6 ton drogë me një vlerë tregu prej 1 miliardë dollarë. Gjëja më e rëndësishme është se ne jemi duke luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës me të gjithë forcën që kemi.
Në mars të 2007-ës zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe panamez arritën një nga konfiskimet më të mëdha të drogës duke kapur 11.4 ton kokainë me vlerë rreth 200 milionë dollarë në një anije me destinacion SHBA-në.
Kokaina ishte fshehur në rreth 400 pako rreth anijes të regjistruar si panameze.
Në maj të vitit 2001, rojet bregdetare të SHBA-së zbuluan 13 ton kokainë në bordin e një anije në bregdetin e Paqësorit në Meksikë.
Mendohet se ky është rekordi më i madh i konfiskimit detar të drogës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›