E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fergi duhet të pendohet me Beben!

Lojtari i Manchester United i huazuar te skuadra portugeze Rio Ave, Bebe po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin portugez. Bebe po shënon këtë edicion gola të bukur në fanelën e Rio Aves duke konfirmuar formën e lartë.

Madje një gazetë portugeze vlerëson se Alex Ferguson mund të jetë penduar për huazimin e tij pasi që ai do të ishte i nevojshëm te United këtë edicion.

Në ndeshjen që Rio Ave e fitoj ndaj Academicas, Bebe shënoj golin më të bukur në ndeshje në një soloaksion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›