"Wenger, pozita e 4-t, nuk është trofe"

Grupe tifozësh të Arsenalit vazhdojnë të kritikojnë punën e trajnerit Arsene Wenger, sidomos dështimin për të rikthyer trofenjtë pas disa viteve.
Në ndeshjen që Arsenal e fitoj ndaj Sunderland, në stadium kishte mbishkrime kundër Wenger.
"Arsen, vendi i katërt nuk është trofe" ishte një nga mbishkrimet që shihej në stadium.
Pakënaqësia e tifozëve bëhet më e madhe pas deklaratës së trajnerit francez se arritja në pozitën e katërt këtë edicion është sukses shumë i madh për Arsenalin./Indeksonline/