Zyrtare: Pandev kërkon prishjen e kontratës

Sulmuesi maqedonas Goran Pandev ka kërkuar zyrtarisht përfundimin e kontratës me skuadrën e Lazios.
La Repubblica, Ansa dhe Goal.com Italia njoftojnë se Pandev, dëshiron t'i japë fund bashkëpunimit të tij me skuadrën italiane që tani, duke mos dashur të presë deri në qershorin e vitit të ardhshëm kur edhe i përfundon kontrata.
26-vjeçari është mbajtur jashtë ekipit të Lazios që nga momenti kur shprehu dëshirën për t'u larguar nga skuadra, ndërsa presidenti Klaudio Lotito e konsideroi atë, bashkë me Lorenzo De Silvestrin dhe Kristian Ledesman, si 'rebelë'.
Nëse lojtari arrin të prishë kontratën me Lazion, atëherë në garë për shërbimet e tij do të vërsulen Interi, Bayern Munichu dhe Juventusi.