Zyrtare, Qemajl Mustafa kandidatë për kryetar komune, Zeka për kryetar të degës

Kryesia qendrore në Prishtinë në këto orë të vona e ka nominuar Qemajl Mustafën kandidatë për kryetar të Gjilanit nga radhët e PDK-së, derisa Izmi Zekën e ka zgjedhur sërish kryetar të degës së PDK-së, pas tërheqjes së Zenun Pajazitit raporton rajonipress.
Pas shumë zvarritjeve, spekulimeve e konsultimesh kryesia e PDK-së në nivel qendror ka mbajtur një takim me kryesinë e degës së PDK-së në Gjilan ku edhe janë dakorduar për kandidatin e këtij subjekti politik që do të garojë në Gjilan.
Megjithatë burime shumë të sigurta thanë se kryesia veç ka vendosur që Qemajl Mustafa sërish të jetë kandidatë i nominuar nga radhët e PDK-së. Ky lajm i ka gëzuar shumë ithtarët e simpatizantët e Qemajl Mustafës, ndërsa është paraqitur një “frikë” nga rivalët në radhët e partive politike.
Është e kuptueshme që kandidatura e Qemajl Mustafës do të jetë favorite ndonëse është hera e tretë që ai garon.
Ndryshe PDK-ja në Gjilan i ka fituar zgjedhjet vetëm pas kyçjes së Qemajl Mustafës në kryer të këtij subjekti politik, derisa më herët i ka humbur dy palë zgjedhje./rajonipress/