Zyrtare: Ronaldinho nënshkruan me Atletiko Mineiro
Aventura e Ronaldinho-s me Flamengon ka përfunduar pas mosmarrëveshjeve për mospagimin e pagës. Tashmë braziliani është një lojtar i Atletiko Mineiro dhe do të luajë pjesën e mbetur të kampionatit brazilian me këtë ekip.
Ylli brazilian ka ndërprerë kontatën me Flamengon të premten në mënyrë të njëanshme me vendim të gjykatës së Rio De Zhaneros për pagat e papaguara duke pretenduar se klubi i Flamengos i ka borxh 16 milionë euro. Në garë për Ronaldinho-n u hodhën shumë skuadra mes tyre edhe Palmeras së bashku me skuadrën kineze Guangzhou FuLi por pa sukses sepse ai zgjodhi Atletiko Mineiron duke nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit.
Ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit është një blerje e çmuar për klubin e Mineiros pasi më parë kanë dështuar tentativat për të sjellë Diego Forlan dhe fantazistin brazilian Zhuninjo. Aventra tek Flamengo nuk ishte aq e suksesshme për Ronaldinho-n, ku ka zhvilluar 71 ndeshje duke shënuar 28 gola. Në karrierën e tij për klube ai ka rregjistruar 669 ndeshje dhe ka shënuar 262 gola.
