E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiu shkakton kaos në Tiranë, Bashkia: Po merren masa për largimin e ujit

Tiranë- Kryeqyteti është zgjuar sot me një rrebesh shiu çka ka shkaktuar edhe përmbytjen e rrugëve dhe bllokimin e trafikut pothuajse gjatë gjithë mëngjesit të së martës.

Një situatë e tillë krijoi kaos në trafikun rrugor teksa njerëzit nxitonin të shkonin në shkollë, takime apo punë. Lidhur me situatën e krijuar në Tiranë nga shiu ka reaguar Bashkia e saj sipas së cilës policia dhe vetë ajo po punojnë prej orësh për normalizimin e situatës së krijuar.

Siç njofton bashkia më e madhe në vend janë marrë masat e nevojshme dhe janë mobilizuar të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes nr. 2 të Ujësjellës Kanalizimeve, operatorët e pastrimit, me qëllim rikthimin e situatës në normalitet.

Po kështu, po bashkëpunohet me Shërbimin Zjarrfikës, për të bërë të mundur largimin e ujit me bote, në pjesët më problematike. Gjithashtu, në rrugët e Tiranës janë vendosur rreth 150 policë bashkiake dhe 20 mjete, ndërkohë që Policia e Rendit ka përforcuar shërbimet e saj në zonat problematike, ka shtuar patrullat e përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore, pasi rreshjet e shumta kanë bërë të mundur që një numër semaforësh të jenë jashtë funksionit. Njëkohësisht është devijuar qarkullimi i mjeteve, në rrugën Don Bosko- njofton Bahskia.

Sipas sipas bashkisë së kryeqytetit situata më problematike nga rreshjet paraqitet kryesisht në rrugën Don Bosko, në Kombinat, (pranë Fabrikës së Birrës), tek rruga Hoxha Tahsin,  në drejtim të Farmacisë 10 dhe tek Ura e Madhe e Dajtit. Tirana për të disatën herë rradhazi përmbytet sapo shira të furishëm prekin qytetin, vitet e tjera dëmet kanë qënë të mëdha pasi dyqane dhe makina kanë përfunduar tërësisht nën ujë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›