E Shtunë, 31 Tetor 2026

De Biazi: Të gjithë ishin të mirë

festimiTrajneri i kombëtares sonë ka deklaruar pas ndeshjes se është i kënaqur nga të gjithë lojtarët që aktivizoi, duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ka për ecurinë e kuqezinjve kjo fitore në Oslo

Xhiani De Biazi nuk kishte se si të mos ishte i kënaqur nga skuadra e tij, pas fitores së madhe ndaj Norvegjisë. Trajneri i kombëtares sonë ka deklaruar pas ndeshjes se është i kënaqur nga të gjithë lojtarët që aktivizoi, duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ka për ecurinë e kuqezinjve kjo fitore në Oslo.

Ndeshja e sotme është nga ato që cilësohen kyçe për ecurinë e mëtejshme. Ishte një ndeshje shumë e mirë nga skuadra dhe ky trepikësh na ka dhënë më shumë krah për të punuar edhe më shumë për të ardhmen. I pyetur për skemën e golit të fitores De Biazi tha:

Ky gol ishte përgatitur në stërvitje, ashtu siç kemi përgatitur gjithmonë para çdo ndeshje edhe gjëra të tjera. E rëndësishme është që të besojmë në punën që bëjmë. Nuk do na dalin gjithmonë gjërat siç i bëjmë, por ka rëndësi që ne të besojmë dhe të punojmë. Në mini-analizën që i bëri ndeshjes trajneri italian tha: Në pjesën e parë ishim më mirë, ndërsa në pjesën e dytë ishte më e vështirë, sepse nuk e kontrollonim shumë topin.

Gjithsesi, pas golit e patëm më të lehtë se kundërshtarët u nervozuan dhe bënë shumë gabime. Në fund trajneri i përfaqësueses sonë ka thënë fjalët më të mira për të gjithë kuqezinjtë. Berisha ishte shumë i mirë, por e gjithë skuadra ka bërë sot një ndeshje të shkëlqyer. Berisha na shpëtoi në fund në 2-3 raste, por mua nuk më pëlqen që të veçojë ndonjë nga lojtarët. Të gjithë ishin të mirë, ka deklaruar Xhiani De Biazi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›