Gjakosen rrugët e Romës, rrahen fort anglezët

Dhunë, gjak, e tensione ka mbizotëruar mbrëmë në disa nga zonat e Romës, pas arritjes së tifozëve anglez të Tottenhamit para ndeshjes së Europa League mes Lazios dhe Tottenhamit.
Tifozët anglezë janë rrahur fort nga ata italianë, që më së miri dokumentohet nga disa foto ku shihen rrugët e gjakosura.
Sipas raporteve italiane ngjarja ka ndodhur në disa lokale në Romë që kanë qenë të mbushura me tifoz anglez. Disa prej tyre janë therur me thika ndërsa plot të tjerë janë rrahur me shkopa bejsbolli.
Disa lokale janë përmbysur e shkatërruar ndërsa as reagimi i policisë nuk evitoj plagosjet e shumta të tifozëve anglez.