Zyrtare, Torino blen Blerim XhemailinNga ekspertët zyrtarizimi i lëvizjes së Xhemailit konsiderohet si një goditje e madhe për klubin e rënë një kategori më poshtë, pasi ai kërkohej edhe nga Lacio e Napllit.

Edhe pse ra në Serinë B, Torino ia doli të sigurojë shërbimet e mesfushorit premtues Blerim Xhemailit nga Bolton Uonderes. Shqiptari me pasaportë zvicerane shpenzoi sezonin 2008-2009 si huazuar te Torino, duke luajtur një rol të jashtëzakonshëm.
Ai ishte një nga të paktën që shkëlqeu në fushatën e pafat të “Granata”-ve. 23-vjeçari u transferua te Boltoni nga Zyrihu në vitin 2007, por për shkak të një dëmtimi luajti vetëm një ndeshje me ekipin anglez, që më pas e huazoi atë në Itali.
Shqiptari nga Maqedonia duket se gjeti “shtëpinë” e tij në Torino dhe nënshkroi për një shumë të pa bërë publike për mediat.
Nga ekspertët zyrtarizimi i lëvizjes së Xhemailit konsiderohet si një goditje e madhe për klubin e rënë një kategori më poshtë, pasi ai kërkohej edhe nga Lacio e Napllit.
Presidenti Urbano Kairo është i uritur për të qenë kompetitiv për të rikthye klubin e tij në kampionatin maksimal italian sa më shpejt që të jetë e mundur.
Në të gjitha kompeticionet, Xhemaili luajti 30 ndeshje për Torinon sezonin e kaluar.
E Hene, 15 Qershor 2009