Zyrtare: Vataj kandidat i PDK-së në Suharekë, Vehapi në Rahovec

Partia Demokratike e Kosovës ka kandiduar sot zyrtarisht kandidatët për kryetarë komunash të Therandës dhe Rahovecit.
Partia Demokratike e Kosovës ka kandiduar edhe zyrtarisht kryetarin e PDK-së në Therandë, Ramë Vatën, kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 3 nëntorit, raporton prizrenpress.
Në pjesëmarrjen e prezantimit të deputetit Vataj kandidat për kryetar të Therandës, kryetari i PDK Hashim Thaçi ka thënë se kandidati Vataj do të shënoj fitore historike dhe të fuqishme në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Kryeministri, njëherësh kryetari i PDK-së, Hasim Thaçi, sot ka vizituar edhe komunën e Rahovecit ku ka prezantuar kandidaturën e Idriz Vehapit për kryetar të kësaj komune./Indeksonline/