E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Incident serioz” në Fukushima

Rregullatori bërthamor i Japonisë ka thënë se një rrjedhje e ujit toksik në centralin Fukushima është më serioze seç është menduar.

Autoriteti i Rregullatorit Bërthamor e ka klasifikuar sot atë si “incident serioz”.

Operatori i uzinës ka thënë se rreth 300 ton ujë të kontaminuar me nivele shumë të larta të rrezatimit kanë rrjedhur nga një tank i magazinimit në Fukushima, transmeton REL. 

Ky central ka pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti dhe cunami i vitit 2011, të cilat kanë shkaktuar rrjedhje radioaktive. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›